Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga nëna e saj në datën 18 dhjetor.

Vajza e mitur me iniciale E.K., banuese në lagjen “Beqir Dardha” në  Elbasan nuk është kthyer në shtëpi.

Nuk dihen ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë, Elbasan:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasëve:

-H. Rr., 38 vjeç, dhe L. D., 64 vjeç ,banues në Elbasan, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

-H. M., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin tip “Pasat”, ka aksidentuar këmbësorët,shtetasit ,A. H., dhe R. Sh., banues në Elbasan, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.

—-U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-A. H., 21 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” pasi pasi ka goditur me grushta drejtuesin e mjetit shtetasin,H. M.;

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel