Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me covid-19 228 qytetarë, si dhe kanë humbur jetën edhe pesë pacientë të tjerë. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 205,777, ndërsa ai i viktimave në 3,166.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2370 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 228 qytetarë, në këto bashki: 87 në Tiranë, 23 në Vlorë, 12 në Durrës, nga 10 qytetarë në Fier, Berat, nga 8 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 6 në Elbasan, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Sarandë, Patos, Krujë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Tropojë, Vorë, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Devoll, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Cerrik, Korçë, Memaliaj, Këlcyrë, Konispol, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, Kavajë, Shijak, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 5235 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbani 57 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 59-75 vjeç, një qytetar nga Fieri 77 vjeç, një qytetar nga Durrësi 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 321 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,376 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (19 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 228
Të shëruar në 24 orë 321
Të shtruar në spitale 144
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2370

Testime totale 1,438,741
Raste pozitive 205,777
Raste të shëruara 197,376
Raste Aktive 5235
Humbje jete 3,166

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2464
Fier 619
Shkodër 363
Durrës 339
Gjirokastër 310
Elbasan 288
Berat 256
Vlorë 216
Lezhë 129
Korçë 125
Kukës 67
Dibër 59

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA