Shenjestra e atentatit

Personi që shihni në foto është Indrit Sadedini, 33-vjeçarit të cilit sot iu bë atentat me eksploziv në zonën e Lungomares në Vlorë.

Pista që dyshohet të jetë shkak i atentatit të Sadedinit është trafiku i drogës, ku ky i fundit ishte i përfshirë.

Sadedini dyshohet se ka qënë duke kaluar poshtë pallatit të tij dhe në momentin që ka kaluar pranë një trotuari aty ka shpërthyer lënda plasëse tip tritol.

Indrit Sadedinit edhe para katër vitesh i është vënë një sasi tjeter lënde plasese më makinën e tij, por e pikasi në kohë dhe u hoq nga forcat xhenjerë.

Ndërkohë policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Babicës, e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes.

Top Channel