Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pas miratimit të buxhetit të Kosovës, ka dhënë detaje se ku është paraparë të shkojë buxheti në arsim.
Sipas saj, buxheti i arsimit është rritur për më shumë se 12% nga viti i kaluar.
“Punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, nga 100 asistentë në katër vitet e ardhshme, pritja e përfshirjes së fëmijëve të moshës parashkollore në klasa parafillore si dhe në institucione të reja parashkollore, investime në përmirësim të infrastrukturës shkollore dhe krijimit të kushteve më të mira për punë, buxheti për personelin edukativo-arsimor me gjendje të rëndë shëndetësore, pagesa e realizimit të praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional, pagesa e shpenzimeve për shujtën ditore për nxënësit nga klasa 1-5, tri paga pas pensionimit dhe paga jubilare, të hyrat e universiteteve janë rritur për 11% në raport me vitin e kaluar, buxheti për shkencë është rritur dukshëm me Horizon – 1.3 mil për vitin 2021-2022. Ky është buxheti më i madh i miratuar deri tani, do të jetë buxhet i zhvillimit, i mirëqenies, solidaritetit dhe investimeve”, ka shkruar ajo në Facebook, ku edhe ka falenderuar të gjithë deputetët që kanë votuar buxhetin.
Top Channel