Një modele që njihet në rrjetet sociale si “Kim Kardashian e Ukrainës” është vënë në shënjestër të tallëseve ruse që vënë në lojë pamjen e saj dhe operacionet kirurgjike, mes perplasjeve të fundit politike të dy kombeve.
27 vjeçarja Alena Omovych, thotë se ka bërë shtatë operacione për rritjen gjoksit, të pasmeve dhe mjaft aspekteve te tjera, me të cilat ka arritur më shumë se 1.6 milionë ndjekës në rrjetet sociale.
Por ndërhyrjet kozmetike kanë shkaktuar të qeshura në anën tjetër të kufirit për të cilët modelja është një “fytyrë video-game për budallenj”.
Pasi ka qenë një modele që 14-vjeçe, ndryshimet e shpeshta të pamjes së Omovych kanë qenë në syrin publik prej më se një dekade.
Kohët e fundit rritja e tensioneve në kufi mes Rusisë e Ukrainës ka shtuar postimet e talljeve dhe urrejtjes ndaj saj.
Komentuesja e njohur ruse Lena Miro shkruante: “Dikur Omovych ishte një vajzë e bukur, por duke ndjekur disa vlera të caktuara ajo është kthyer në një personazh të frikshëm që duket sikur ka dalë nga një libër përrallash humoristike”.
“Ja ku kemi gjokset e silikonit, të pasmet e qepura, këmbët si shkopinj apo hundën e prerë.”
Ajo “nuk është një vajzë por një personazh lojrash kompjuterike për budallenj”.
Një tjetër kritik nga vendi fqinj shkruante: “Gjoksi i saj është dyfishuar në masë, megjithse disa mund ta pëlqejnë, por implantet në të pasme janë një makth. Çfarë do ta ketë radhën më pas?”
“Ndoshta një gjoks i tretë mes të dyve?”
Një tjetër i pakënaqur gjithashtu komentonte: “Tmerrohem kur mendoj sesi mund të dukesh kur të arrish 50 vjeç. Më parë ke qenë e bukur.”
Teksa postonte gjatë udhëtimit të saj në Dubai, Omovych thotë se nuk i përgjigjet komenteve “negative” nga Rusia dhe insiston se është e lumtur me pamjen e saj.
“Po, kam bërë kirurgji plastike, spitalin e kam si shtëpinë e dytë, një herë madje kam festuar dhe ditëlindjen aty”, shkruante modelja.
Ajo shton se dhe partneri i saj i pranon format e përftuara, si dhe mohonte raportimet se ai e kishte lënë.
Kritikët vijonin me sugjerime: “Duhet të padisësh kirurgun plastik që të ka marrë në dorë. Kushdo që të bindi të ndryshosh e ka pasur gabim”.
Modelja e lindur në Lviv, thotë se ka bërë disa operacione për rritjen e gjoksit, buzët, nofullën dhe injeksione të ndryshme.
Por megjithë negativitetin nga Rusia ajo kishte ende admirues që nuk i kursenin komplimentet.
Top Channel