Ekspertët druhen se Mbretëria e Bashkuar po vuan “dy epidemi njëra mbi tjetrën”, dhe ekziston një mundësi që Omicron dhe Delta të shkëmbejnë genet, duke i bërë ato potencialisht edhe më të rrezikshme.
Mbretëria e Bashkuar po përjeton valën e saj më të madhe të pandemisë. Ndërsa numri i britanikëve të infektuar me variantin Delta të virusit SARS-CoV-2 është i qëndrueshëm, varianti shumë infektiv “Omicron” po përhapet me shpejtësi. Të dhënat sugjerojnë se tashmë ai është mbizotërues në Londër dhe se shifrat do të shtohen ndjeshëm deri për Krishtlindje.
Teksa pjesa më e madhe e evolucionit viral ndodh për shkak të gabimeve të riprodhimit, shtamet kanë aftësinë të përziejnë materialin e tyre gjenetik me viruse të tjerë në një proces të quajtur ‘rikombinim’. Kjo mund të ndodhë kur ata infektojnë të njëjtin person në të njëjtën kohë. Duke folur në komisionin e shkencës dhe teknologjisë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar këtë javë, shefi mjekësor i Moderna, Paul Burton tha se ishte “sigurisht” e mundur që “Omicron” dhe Delta të bashkohen në këtë mënyrë dhe të krijonin një supervariant më të rrezikshëm.
“Ka të dhëna, ka pasur disa studime të botuara në Afrikën e Jugut më herët që tregojnë se njerëzit – dhe sidomos ata me imunitet të kompromentuar, mund të bartin të dy viruset“, deklaroi ai sipas raporteve të medieve në Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel