18 vjeçarja ‘e dashur nga të gjithë’ gjendet e mbytur pas konfliktit me të panjohurin në festën e Krishtlindjeve (fotot)

18/12/2021 16:03

Një adoleshente e dashur dhe e pëlqyer nga të gjithë ata që e njihnin është gjetur tragjikisht e vdekur në një liqen pranë barit ku po festonte Krishtlindjet në Uells, Britani.

Një 31-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje pasi trupi i Lily Sullivan, u gjet herët mëngjesin e të shtunës.

Dëshmitarët tregonin se ajo kishte pasur një debat të ashpër me një burrë në festën ku merrte pjesë, pas së cilës ishte larguar pa i thënë njeriu.

Policia po studion pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar mbi konfliktin që e ndjera Lily kishte pasur me burrin më të madh në moshë në festën e Krishtlindjeve.

Miqtë e saj kishin bërë pale në rrjetet sociale për të ditur vendndodhjen dhe policia kishte shpërndarë foton e viktimës me shpresë ta ndihmonin.

Vajza ishte veshur me një bluzë të sipërme të bardhë dhe xhinse me gjunjë të grisura, rrip mesi të bardhë dhe çizme të zeza.

Detektivët kërkojnë të flasin me këdo që ka parë adoleshenten mbrëmjen e të premtes.

Nëna e saj Anna raportohej se ishte “e shkatërruar” për humbjen e fëmijës së vetëm një javë para Krishtlindjeve.

Miku i familjes Byron John tha: “Lily ishte një vajzë e re e ëmbël dhe e dashur, e edukuar dhe mjaft e pjekur pë rmoshën e saj. Ajo kishte jetën para saj por kjo që ndodhi është e tmerrshme. Nëna e saj Anna e adhuronte, ishte fëmija i vetëm ishin shumë të lidhura”.

Policia tha se 31-vjeçari i arrestuar për çështjen mbetet në paraburgim.

FOTO GALERI
2/4
Trupi i Lily Sullivan, u gjet herët mëngjesin e të shtunës.

Top Channel