Miratohet buxheti 2022, ​Kurti: Do të jetë për zhvillim, mirëqenie dhe investime

17/12/2021 22:09

Kryeministri Albin Kurti pas miratimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2022, ka thënë se ky do të jetë buxhet i zhvillimit sepse me 40 milionë euro do t’i mbështesin prodhuesit vendorë, me 40 milionë euro tjera do të mbështesin ringritjen e ndërmarrjeve publike si Trepça e Telekomi, 70 milionë euro për bujqësinë, kurse për punësimin e garantuar për të rinjtë kanë ndarë edhe 20 milionë euro.

Kurti nëpërmjet Facebook ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan buxhetin e Qeverisë për vitin 2022.

“Ky do të jetë buxhet i zhvillimit sepse me 40 milionë euro do të mbështesim prodhuesit vendorë, me 40 milionë euro tjera do të mbështesim ringritjen e ndërmarrjeve publike si Trepça e Telekomi, 70 milionë euro për bujqësinë, kurse për punësimin e garantuar për të rinjtë kemi ndarë edhe 20 milionë euro. Krijimi i vendeve të reja të punës është prioritet i koduar edhe në këtë buxhet. Ky do të jetë buxhet i mirëqenies dhe solidaritetit sepse kemi ndarë 45 milionë euro për shtesat për lehona dhe fëmijë, sepse kemi ndarë edhe 35 milionë euro për t’u siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro, dhe secilës familje në asistencë sociale shtesa prej 30% i bëhet e përhershme. Ky është buxhet i investimeve sepse me mbi 700 milionë euro do të investojmë në arsim e shëndetësi, kulturë e sport, infrastrukturë e siguri. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA