BE nuk heq masat ndaj Kosovës? Rekomandimi në “sirtar”, Stano: Duhet pajtim!
15/11 14:57
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.
Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh.
Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, derisa kishte vetëm një abstenim.
Miratimi i buxhetit, që iu shtuan mbi 80 amendamente, u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita.
Në seancën e nisur qysh në ora 11:00, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka mbajtur fjalimin vjetor presidentja Vjosa Osmani.
Partitë opozitare e kanë bojkotuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Top Channel