Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë.

Marrëveshjen e arritur në parim e njoftoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila shpjegoi se projekti i qeverisë daneze synon të lehtësojë mbipopullimin e burgjeve që është rritur për 19 për qind që nga viti 2015.

Ajo tha se numri i të burgosurve në Danimarkë ka arritur në më shumë se 4 mijë në fillim të këtij viti.

Haxhiu tha se marrëveshja është fitimprurëse për Kosoven.

Ministri danez i drejtësisë Nick Haekkerup citohet nga mediat daneze të ketë thënë se “është rënë dakord që të merren me qira 300 qeli burgu në Kosovë dhe të zgjerohet kapaciteti i burgjeve në Danimarkë me disa qindra vende”.

Haxhiu u shpreh se çështja është negociuar nga ish qeveritë e mepërshme dhe se bëhet fjalë për burgun e qytetit të Gjilanit.

Ujdia nuk është nënshkruar ende dhe duhet të miratohet në parlamentin e Kosovës, meqë bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA