28/12 13:34
Ambasadori i ri i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli ka pritur në takim ndihmës sekretarin amerikan të të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Dugolli thotë të ketë qenë një takim i frytshëm mbi një sërë çështjesh. Po ashtu ai derisa ka treguar për vizitën që i bëri Escobar, është rikonfirmuar objektivi i përbashkët për të thelluar edhe më shumë marrëdhëniet Kosovë-ShBA.
“Kënaqësi ta takoj zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar për një takim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe për të rikonfirmuar objektivin tonë të përbashkët për të thelluar edhe më tepër marrëdhënien Kosovë-ShBA”, ka shkruar Dugolli në Twitter.
Top Channel