Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka deklaruar se është kundër asociacionit dhe se Bashkimi Evropian nuk duhet t’i bëjë presion Kosovës për formimin e tij.
Ai tha se Kosovës nuk i duhet njohja nga Serbia në këmbim të asociacionit.
“Jemi në një pozitë kur shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell, në konferencë me kryeministrin Albin Kurti, fjalën e parë e thotë si në formë të presionit që ne as nuk mund të ecim tutje pa e zbatuar Zajednicën.
Qasja e Serbisë për asociacionin është që për ato që kemi nënshkruar ne jemi në borxh dhe për të mbërritur në zero dhe sipas tyre për të qenë partnerë kredibil ne duhet ta bëjmë Zajednicën dhe ata thonë bile me kompetenca ekzekutive e pastaj kalojmë dhe i hapim temat a është e mundur një marrëveshje për njohje a jo.
Me asociacionin nuk na duhet as njohja. Askush s’ka të drejtë të na bëjë presion nga BE dhe as Borrell”, tha Konjufca.
Top Channel