Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas rregullimi të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është në punë.
Prej orës 08:10 këtë mëngjes kompania që bën ngrohjen Termokos ka filluar të furnizohet me energji termike nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës. KEK qetëson opinionin në Kosovë duke thënë se janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës A (A3,A4 dhe A5) dhe njësia B1 në Kosovën B me kapacitet të prodhimit prej rreth 650 MW/h. energji elektrike. “Duke falënderuar punëtorët për angazhimin e vazhdueshëm si dhe palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK vazhdon me përpjekjet maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe termike në kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike”, thuhet në njoftim.
Energjia elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm.Konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, paralajmëroi gjendje të jashtëzakonshme me energji elektrike në vend si pasojë e çmimeve të larta të importit. qeveria u kërkoi qytetarëve të Kosovës të kursejnë në mënyrë drastike.
Top Channel