Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan një takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Sipas Ballës, LDK si anëtare e PPE luan një rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të kësaj axhende.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Prishtinë, Takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku. Rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Europian. LDK si anëtare e PPE luan një rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të kësaj axhende.
Top Channel