Futbolli është sporti që mbledh rreth tij shumë të apasionuar, ndërsa një prej tyre është edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP. Fjala është për Meridianin, i cili në spektaklin e sotëm ka pasur mundësinë të takoj disa prej futbollistëve nga ekipi i tij i zemrës, Vllaznia.
Në shtëpinë e Big Brother janë paraqitur pesë lojtarë të ekipit shkodran si kapiteni Erdenis Gurishta dhe sulmuesit Ardit Hoxhaj e Mehdi Çobaj, apo mesfushorët Arsid Kruja e Ardit Kryni, të cilët kanë gëzuar jashtë mase Meridianin.
Djemtë kuqeblu i dhuruan një fanellë numrin 10 banorit të BBAV, duke i premtuar edhe titullin e 10 kampion për Vllazninë, teksa nuk mungoi edhe një foto, që pati për fotograf Donaldin.
Top Channel