​Thaçi mbetet në paraburgim, mbrojtja e tij paralajmëron apelim në janar

15/12/2021 18:30

Avokati kryesor i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka bërë të ditur mbrojtja do të apelojë vendimin të cilin e ka marrë gjykata për ta mbajtur atë në paraburgim.

Ndërsa për shkak të festave të fundvitit ai ka kërkuar që shtyjë afatin e apelimit deri më 15 janar, shkruan Kosova Press.

“E kuptoj që i nderuari gjykatës ka marrë një vendim për mbajtje në paraburgim, sot paradite, dhe kjo çështje do të apelohet… Brenda datës 27 dhjetor do të dorëzojmë parashtrimin për apelimin dhe kërkojmë një shtyrje deri më 15 janar duke pasur parasysh pushimet. Besoj se afati për apelimin kërkon që apelimi të bëhet menjëherë pas krishtlindjeve andaj ne kërkojmë duke pasur parasysh pushimet afati të jetë deri më 15 janar”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA