Një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë këtë të martë në Krumë të Hasit.

Policia është njoftuar nga nëna e saj, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës”, sipas policisë.

Top Channel