Kryeministri Edi Rama inspektoi sot, situatën në disa prej zonave të prekura nga reshjet intensive në jug të vendit,  Fier e Vlorë.

Situata kritike për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Vjosa, mobilizoi në terren të gjitha strukturat operacionale, 24 orë, pa ndërprerje dhe përmes operacioneve të evakuim-shpëtimit me angazhimin e Forcave të Armatosura u sigurua zhvendosja e qytetarëve jashtë zonave te rrezikuara

Kryeministri Rama inspektoi dy prej argjinaturave investimetë qeverisë, të cila dhanë rezultat në përballimin e situatës, pasi nuk lejuanvërshimet e ujrave në Darzeze, e cila historikisht ka qenë një prej zonave më të përmbytura.

Kryetari i Bashkisë së Fierit ArmandoSubashi informoi se aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, pasi Vjosa është tërhequr dhe niveli i prurjeve ka rënë ndjeshëm. “Kjo është argjinatura që bëmë para dy vjetësh. Me ndihmën edhe të forcave të ushtrisë e ngritëm nivelin dhe nga ajo që na rezultoi dje,  na dha goxha rezultat në një pjesë të mirë të sipërfaqes. Sot, ujërat janë tërhequr, por dje në pjesë të caktuara të kësaj argjinature uji e ka kapërcyer argjinaturën. Sasia e prurjeve të Vjosës dje ka qenë përtej parashikimeve. Sot që flasim kur jemi duke bërë bilancet, nuk kemi probleme në një pjesë të mirë të fushës poshtë dhe kemi pothuajse zero probleme në Darzezë që ka qenë historikisht simboli i përmbytjeve. Kemi disa vende që nga kapërcimi i ujit, argjinatura ka pësuar disa dëmtime të vogla, të cilat që nesër do fillojmë t’i riparojmë. Kjo, ashtu siç e parashikuam na dha goxha rezultat në minimizimin e shumë problemeve.”

Kryeministri tha se falë investimeve të bëra për argjinaturat e reja dhe mirëmbajtjen e sistemit të rivendosur prej disa vitesh në punë të kullimit, situata ka kaluar më së miri.

“Doja vetëm ta nënvizoj këtë që, edhe falë gjithë investimeve të bëra edhe falë gjithë punës së bërë me kanalizimet që tanimë është bërë sistem pune e që mbahen pastër, edhe falë punës fantastike që u bë sidomos në 72 orët e fundit nga të gjitha trupat e nga të gjitha forcat, gjërat kanë kaluar më së miri po të kemi parasysh se ku ishim. Me këto lloj prurjeje, shiu deri para ca vitesh dilte deri në qendrën e Fierit e këtu përmbyste gjithë dynjanë.Darzeza që ishte nënujë gjithmonë, edhe me më pak se kaq, sot nuk është prekur fare. Këto janë gjëra pozitive. Tani duhet të marrim masa të shohim çfarë duhet përmirësuar akoma me argjinaturën këtu, që e dimë shumë mirë që duhet të vazhdohen të bëhen që gjërat të vihen në vijë, por për sa kohë ky do mbahet lum i egër dhe ne duam ta mbajmë lum të egër dhe e kemi thënë që duke e pasur zonë të mbrojtur, duke synuar të kthejmë shtratin e Vjosës në park kombëtar dhe zona të caktuara në park kombëtar, për sa kohë asnjë hidrocentral nuk do lejohet, atëherë vetvetiu kjo i ka dhe ato risqet e veta se e bukur është egërsia e lumit dhe natyrës, por pastaj”, u shpreh kryeministri.

Bilanci i dëmeve nga prurjet tejet masive të lumit është minimizuar shumë ndjeshëm, ndërsa tërheqja e ujërave nga fushat ka ndodhur në kohë rekord. Por, Kryeministri theksoi se duhet të bëhen sërish disa ndërhyrje në argjinatura dhe ura.  “Tani duhet parë pjesa e elementëve që duhen shtuar. Nga kjo, tek pikat që ka pasur problematike, duhet adresuar në mënyrë që në një rast më pas ta ngushtojmë maksimalisht atë rrezen e dëmit që prapë se prapë ka qenë shumë më e vogël se sa mund të ishte pa investimet e bëra dhe pa argjinaturat që bëmë vjet. Argjinatura e bëri funksionin e vet.Kjo është treguesi më kuptimplotë i funksionimit të gjithë sistemit të kanalizimeve se ikja e shpejtë e ujit vjen nga sistemi i kullimeve që është komplet në këmbë se ndryshe do rrinte këtu siç rrinte vitet e tjera. Tani duhet të merremi me urën e duhet bërë një projekt për të kuptuar ekzatësisht se çfarë ndërhyrje duhet bërë por e rëndësishme është që gjithë pjesa tjetër ka mbajtur. Tani duhen adresuar dhe ato 2-3 pika që kanë rezultuar që kanë nevojë për ndërhyrje, por me gjithë këtë volum reshjesh që pamë, realisht është për tu përgëzuar puna e të gjithëve.”

Ministri i Mbrojtjes NikoPeleshi tha se investimet  e bërë në argjinatura kanë kursyer sipërfaqe të tëra toke nga përmbytja. “Investimi në dy argjinaturat që pamë, në Fitore edhe në Çervenë, ka kursyer 2-3 mijë hektarë tokë që nuk janë përmbytur, ndonëse prurjet ishin më të larta se në 2017. investimi zgjerimit të këmbëve të urës poshtë,  do ta minimizonte shumë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që brenda 10-12 orëve të tërhiqet uji.” – tha Ministri Peleshi.

Kryeministri kërkoi që banorët, shtëpitë e të cilëve ndodhen në zonat e rrezikuara të sistemohen në zona më të sigurta. “Edhe për këta që janë afër lumit duhet parë një mënyrë për ti spostuar në një banesë sociale sepse aty ndërto në shtratin e lumit dhe s’ka argjinaturë e digë që të mbron. Tani rrezja e familjeve që preken është ngushtuar shumë bëhet fjalë për shumë pak dhe kaq pak sa janë mund të spostohen normalisht, duke u ndërtuar banesa e duke i hequr që aty se nuk mund të rrinë tek këmbët e urave dhe tek bregu i lumit.” – u shpreh Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA