Përmbytjet në Fier/ Balla: Bashkia ka njoftuar dy ditë para situatën emergjente, nëse është e nevojshme, do të evakuojmë me forcë

12/12/2021 13:05

Drejtuesit Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga vërshimi i ujërave të lumit Vjosa në Fier.

Në një deklaratë për mediet nga Ura e Mifolit, Balla deklaroi se situata është e pazakontë. Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Prefektura dhe bashkia e Fierit kanë njoftuar dy tre ditë para situatën emergjente që parashikohej.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Prefektura dhe Bashkia e Fierit kanë njoftuar dy tre ditë para situatën emergjete që parashikojhej. Ashtu siç e tha edhe Çako është prurja më e madhe në 50 vjet, edhe në vitin 2017 kur kishte përmbytje ura e Mifolit nuk u kalua nga ujërat.

Kemi një situatë të vështirë, por unë doja t’ju thosha që shpresojmë që në orët në vijim niveli i ujërave të bjerë. Kemi biseduar me forcat e ushtrisë dhe nëse niveli i ujërave nuk do të bjerë, ne do të bëjmë evakuime me forcë të atyre personave që vazhdojnë të qëndrojnë në banesa“.

Duke folur për bagëtitë që rrezikojnë të mbyten, Balla tha se me mbështetjen e forcave të ushtrisë do mundohemi t’i nxjerrim nga zona e rrezikut.

Balla siguroi banorët se do të forcohen të gjitha barrierat mbrojtëse të pjesës së argjinaturave, për të shmangur më tej situata të tjera.

Top Channel