Devoll/ Para 3 ditësh kishte ardhur nga Greqia për festa, 53-vjeçari asfiksohet nga gazi i gjeneratorit

12/12/2021 12:39
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Progër, ku në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pa jetë, nga gasi i gjeneratorit shtetasi Andrea Grazhdani.

Mësohet se ai kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Greqia, dhe po bënte punime në shtëpi për vendosjen e kaldajave pasi do të festonte me familjen për festat e fundvitit.

Dje për shkak të mungesës së energjisë ai ka hapur gjeneratorin dhe është asfiksuar. Ka qënë fqinji i tij që e ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur në mëngjes derën e garazhdit të mbyllur ndërsa do të vazhdonin punimet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel