Dëmtohet kabina në Selenicë, po punohet për ta nxjerrë transformatorin nga lumi

12/12/2021 13:53

Prurjet e shumta të lumit Vjosë kanë dëmtuar shtylla dhe një kabinë, në fshatin Ganaj (Selenicë, Vlorë).

Elektriçistët janë duke punuar për rikuperimin e transformatorit duke e nxjerrë nga lumi.
Kjo kabinë furnizon 18 abonentë.

OSSH sqaron se në disa zona të vendit është detyruar të bëjë stakime për efekt sigurie (kur ka prezence të ujit në kabina, nst etj).

Aktualisht të gjithë hidrovoret janë në punë.

Top Channel