Aksident në Peqin – Hasmashaj/ Përplasen dy automjete, një i plagosur

12/12/2021 17:31
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16 : 20., në aksin rrugor rural Peqin – Hasmashaj.

Motomjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin H. Zh., 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin , O. Zh., 30 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shoferi i motomjetit shtetasi H. Zh., i cili ndodhet në spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel