15/11 10:33
Aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Mes shumë detajeve nga jeta e saj, Rajmonda ka folur paksa edhe për Big Brother VIP. Ajo ka treguar se ka filluar ta ndjekë prej mikeshës së saj Monika Lubonja, për të cilën mendon se është më ndryshe jashtë.
Gjithashtu është ndalur edhe tek çifti Beatrix Donald ku ka thënë se veç puthjeve dhe ledhatimeve do të ishte më mirë nëse do të shihte më shumë siguri tek ta, që të kishin një urë komunikimi. Më tej ajo ka treguar se darka mes atyre të dyve i është dukur mjaft pasionante dhe romantike, sepse nëse do të kalonte në nivele të tjera do të bëhej fiks si një film erotik!
Për më tepër ndiqni episodin e plotë:
Top Channel