Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar/ Kryesia kërkon shkarkimin e Edi Palokës, sekretarëve dhe disa krerëve të degëve

11/12/2021 21:35

Kryesia e Partisë Demokratike ka propozuar që, ditën e nesërme (12 dhjetor 2021) të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar në fshehtësi të plotë shkarkimin nga detyra të kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe 4 sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Ledina Mandia.

Sipas kryedemokratit kreu i Këshillit, sekretarët dhe anëtarët e tij kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Kërkohet gjithashtu shkarkimi i Albana Vokshit, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Gert Bogdanit, Oerd Bylykbashit dhe Flamur Nokës.

Top Channel mëson se Kryesia kë kërkuar edhe shkarkimin nga detyra të krerëve të degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Më poshtë vendimet e Kryesisë së PD-së:

Propozim per thirrjen e jashtezakonshme te Keshillit Kombetar per te votuar

-nje rezolute te posacme per situaten e krijuar ne PD.

-Me votim te fshehte shkarkimin e kryetarit te keshilit kombetar, (edi paloka) anetareve te kryesise qe kane shkelur vendimin e kryesise per thirrjen e Kuvendit Kombetar, si dhe kryetareve te degeve te PD .

-Propozim per shkarkimin e 4 sekretareve per te bere funskional sekretariatin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA