Në orën 12:00 ceremoni në selinë blu, mbërrijnë mbështetësit e Lulzim Bashës

11/12/2021 10:47

Në orën 12:00 në selinë blu pritet të zhvillohet sot një ceremoni për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Gjashtëdhjetë minuta para se të fillojë aktiviteti, mbështetësit e parë të Lulzim Bashës kanë mbërritur në seli.

Aktiviteti do të drejtohet nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka ftuar demokratët të marrin pjesë në këtë ceremoni, ku do të inagurohet edhe një pllakatë.

Mësohet se Basha do të japë edhe një mesazh për të gjithë demokratët që tashmë janë të ndarë në dy kampe.

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo raporton se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka mbërritur në zyrën e tij, ndërsa më pas në seli ka shkuar edhe nënkryetari i kësaj partie z.Alfred Rushaj.

Situata në selinë blu për momentin paraqitet e qetë.

Kryetari i partisë demokratike ftoi të gjithë demokratët e Shqipërisë të premten për t’u bashkuar në selinë e Partisë Demokratike me rastin e ditëlindjes së saj.

Në njoftim shkruhet se demokratët ftohen në seli në orën 12:00.

Demokracia u transformua në një ideal të pathyeshëm ku vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se kjo ftesë vjen në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë duke mbajtur Kuvendin në “Air Albania”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA