Dua Lipa përmendet mes “grave influencuese antisemite të vitit” nga organizatat hebreje (fotot)

11/12/2021 20:20

Këngëtarja britaniko-shqiptare  Dua Lipa, kongresmenja amerikane Marjorie Taylor Greene, dhe drejtoresha e kompanisë Ben & Jerry, Anuradha Mittal ishin mes finalistëve të çmimit ironik “Gratë antisemite të Vitit” nga grupi hebre StopAntisemitism.org.

Lipa ishte bërë edhe më parë objekt i kritikave të grupit për mbështetjen e saj ndaj Palestinës, si dhe për shpërndarjen në llogaritë e saj të postimit të regjizorit Vin Arfuso ku thuhej se “ushtria e Izraelit  shijon të rrahë e të qëllojë me armë ndaj fëmijëve.”

Këngëtarja shqiptare është nga influencueset më të mëdha femra me 76 milionë ndjekës në rrjetin Instagram, por lobi hebre shkruante se ajo “përdor famën e saj për të folur keq ndaj Izraelit dhe për të promovuar anti-semitizmin”.

Ndërsa për tre finalistet në përgjithësi organizata shkruante se përhapin “teori konspiracioni” dhe urrejtje, prandaj ishin zgjedhur nga “votat e përdoruesve online”.

Grupi shkruante për kongresmenen republikane amerikane Greene nga Georgia, se “ka humbur shumë detyra në Kongres pasi dolën në dritë ‘teoritë e saj të konspiracionit anti-semit’”.

Ndërsa Mittal, drejtuese e kompanisë së akullores Ben & Jerry prej vitit 2008, akuzohej nga lobi hebre se kishte bërë donacione organizatën e saj jo-fitim-prurëse pro-palestineze.

Grupi tha se “do të kurorëzonte gruan Antisemite të vitit” më 27 dhjetor, me votim online.

Më parë mbajtëse të çmimit kanë qenë kongresmenja demokrate Ilhan Omar  nga Minnesota në 2019 dhe avokati Nerdeen Kiswani në 2020.

FOTO GALERI
1/3
Lipa ishte bërë edhe më parë objekt i kritikave të grupit për mbështetje ndaj Palestinës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA