Gjatë orëve të natës dhe në orët e mëngjesit në qarkun e Durrësit ka patur reshje të shiut me intensitet të ulët dhe mesatar, në shkallë qarku.

Niveli i ujërave në lumenjtë Erzen dhe Ishëm janë në kuotën normale mesatare dhe hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujërave duke ruajtur nivelin normal të kuotave.

Mbrojtja Civile bën me dije se në të tre bashkitë niveli i ujërave në lumenj dhe sistemin kullues është pothuajse në kuota normale dhe nuk ka prezencë të ujit në sipërfaqen e tokës. Kolektoret dhe kanalet kullues janë në kuota normale.

Në bashkinë Krujë, në fshatrat e malësisë situata paraqitet me probleme te vogla të energjisë.

Rrugët rurale dhe ato bashkiake janë të kalueshme pa problem, njësoj edhe rrugët nacionale.

Furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll, duke ndërhyrë nga OSHEE me specialistët e avarive në linjat problematike. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Rezervuarët janë nën monitorim, për sigurinë e digave dhe prezencën e ujit në basenin e tyre, si dhe mbajtja hapur e veprave të marrjes për shkarkimin e tyre.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel