Briken Calja shpallet nën kampion bote në dygarësh botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.
Peshëngritësi shqiptar ka arritur të marrë medaljen e artë pasi ngriti në stilin e shkëputjes 156 kg duke marrë vendin e parë, ndërkohë që në stilin tjetër të shtytjes arriti të ngre 186 në peshë maksimale duke dështuar në tentativën për 190 kg që do të ta rendiste atë të parin. Me 342 kg në dygarësh Calja humbet vetëm për 1 kg medaljen e artë pasi me 343 në dygarësh e mori peshëngritësi nga Tajlanda Abdullah Rahmat.
Një paraqitje shumë të mirë në këtë peshë bëri edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj që u rendit në vendin e 4-të në të dyja stilet, shkëputje me 153 kg dhe shtytje me 180 kg duke u renditur edhe në dygarësh në vendin e katërt me 333 kg
Ndërkohë që presidenti i federatës së peshëngritjes, Elez Gjoza ndau medaljet për fituesit e peshës deri në 73 kg.
Në kampionatin Botëror të peshëngritjes vendi ynë përfaqësohet nga Briken Çalja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Krenar Shoraj dhe Evangjeli Veli.
Top Channel