Një person rreth 55-vjeç është vrarë mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Kurbinit.
Mësohet se viktima, Rakip (Pilot) Rroli, po lëvizte me makinë në momentin që është qëlluar për vdekje në Sanxhak.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, ndërsa në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri Rakip Rroli.
Ky i fundit ka qenë ish i burgosur në Shënkoll para disa vitesh, ndërsa rezulton pronar i një firme në zonën e Sanxhakut.
“Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Po ashtu, janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel