Zjarr në Patos, flakët rrezikuan banesat dhe bizneset në zonë. Shkak, shkëndijat në telat e tensionit Administratori i firmës që po kryen punimet për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në fshatin Kasharaj, Lushnjë, është proceduar penalisht, pas ngordhjes së një numri të konsiderueshëm peshqish.
Sipas Policisë, kompania e drejtuar nga Fredi Mara, 58 vjeç, nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave të rezervuarit gjatë punimeve për rikonstruksionin e digës së dëmtuar.
Për rastin ka nisur procedimi penal, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 58 vjeç, administrator i firmës për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në fshatin Kasharaj.
Procedimi penal nisi pasi kompania që administron ky shtetas, gjatë punës për rikonstruksion e digës së liqenit, e cila ishte dëmtuar, nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave të rezervuarit dhe si pasojë ka ngordhur një numër i konsiderueshëm peshqish.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”.
Top Channel