Ura e Orgockës, një monument kulture i kategorisë së parë që lidh dy anë të lumit Osum në Kolonjë është amortizuar aq sa kalimi në të përbën rrezikshmëri.

Për 100 banorë të Mollasit vjeshta dhe dimri sjellin vështirësi pasi niveli i lumit rritet dhe kalimi në urën shekullore bëhet i frikshëm. Ura e Orgockës është një urë me kurriz me tre qemerë. Ka një dritare gjysmë rrethore dhe daton në fillim shekullin 19, por përveçse rrezikon jetën e banorëve që duhet të kalojnë në të, ajo po rrezikon të humbasë edhe vlerat e saj.  Banorët thonë se 5 vite më parë një pjesë u shemb ndërsa nga ai moment nuk është vënë më dorë.

Në janar të vitit 2018, për shkak të reshjeve të shumta pati vërshime të mëdha të ujrave, të cilat sollën për pasojë rrëzimin e një pjese të Urës së Orgockës. Përveç rrezikut të humbjes së këtij monumenti kulture, është e domosdoshme që të bëhet lidhja e qarkullimit në të dy krahët e lumit Osum,pasi kjo është ura e vetme në atë zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA