Fotot/ Escobar mbërrin në selinë blu për të takuar Bashën, shoqërohet nga ambasadorja Yuri Kim

09/12/2021 12:02

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka mbërritur sot në Tiranë.

Ai ka mbërritur edhe në selinë e Partisë Demokratike, ku në axhendë ishte parashikuar edhe takimi me kryedemokratin, Lulzim Basha.

Sikurse shihet edhe nga fotot që ka siguruar Top Channel, Escobar është i shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Kjo vizitë e Escobar në Tiranë vjen 2 ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit dhe rreth një javë para atij të 18 dhjetorit, i fundit ky lajmëruar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

FOTO GALERI
10/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA