Do kryenin sulm terrorist në Greqi me urdhër nga Irani, 4 prej të arrestuarve janë shqiptarë, do vrisnin biznesmenin e kompanisë së prodhimit të armëve në Izrael 17/11 19:24
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka mbërritur sot në Tiranë.
Ai ka mbërritur edhe në selinë e Partisë Demokratike, ku në axhendë ishte parashikuar edhe takimi me kryedemokratin, Lulzim Basha.
Sikurse shihet edhe nga fotot që ka siguruar Top Channel, Escobar është i shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
Kjo vizitë e Escobar në Tiranë vjen 2 ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit dhe rreth një javë para atij të 18 dhjetorit, i fundit ky lajmëruar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Top Channel