
24/02 19:13
Dhjetori nxjerr në pah shpirtin e festës te të vegjël e të rritur.
Qyteti ndriçon nga dritat shumëngjyrëshe, ndërsa ne përpiqemi të kalojmë më shumë kohë pranë të dashurve tanë. Këtë dhjetor, atmosfera festive ndihet kudo në kryeqytet. Pema e Krishtlindjes është vendosur në sheshin qendror, në Pazarin e Ri, pranë kalasë, ndërsa këtë mbrëmje dritat u ndezën dhe në liqenin artificial të qytetit.
Kjo zonë tërheq çdo ditë qindra qytetarë, që duan të ‘arratisen’ nga zhurma e qytetit, por atmosfera në prag festash padyshim që do të tërheq edhe më shumë persona.
Top Channel