Sulmuesi në zyrat publike në Moskë lë dy të vrarë e katër të plagosur (fotot)

07/12/2021 20:02

Oficerë te shumte policie shiheshin jashtë një agjencie qeveritare në Moskë, ku një sulmues i armatosur vrau sot dy persona dhe plagosi katër të tjerë.

Ministria e brendshme tha se sulmuesi 45 vjeçar ishte një rezident i Moskës dhe është arrestuar.

Zv. kryebashkiakja Anastasia Rakova tha se viktimat ishin një administrator dhe një roje sigurie e zyrave qeveritare.
Ajo shtoi se mes katër të plagosurve ishte dhe një fëmijë 10-vjeçar.

Fëmija ishte në gjendje ” serioze” ndërsa të pplagosurit po operoheshin, tha Rakova në llogarinë e saj në rrjetin Telegram.
Incidenti ndodhi në një zyrë qeveritare me shumë funksione administrative në juglindje të Moskës.

Ministria e mbrojtjes tha se i dyshuari kishte hyrë në ambjente dhe kishte nisur të shtinte pa diskriminim ndaj qytetarëve që përpiqeshin të fshiheshin.

Por një oficer policie që gjendej në sallë arriti të ndërhynte dhe të neutralizonte sulmuesin.

Mediat vendase raportonin se sulmuesi është një ish-ushtarak por identiteti ende nuk është publikuar.

FOTO GALERI
1/5
Ne një agjenci qeveritare në Moskë një sulmues i armatosur vrau sot dy persona dhe plagosi katër të tjerë.

Top Channel