Efi dhe Bruno u përfshinë në një debat mes njëri-tjetrin në këtë episod të “Për’puthen”.

Teksa po transmetohej takimi mes Efit dhe Albit, Bruno ‘u fiksua’ pas një deklarate të konkurrentit, ku i thoshte Efit se “i duhet një djalë ‘all inclusive’ (me të gjitha të përfshira”.

Brunos nuk i pëlqeu aspak deklarata dhe i nxitur edhe nga xhelozia flet me tone të larta. Në një moment, kur i Efi i thotë se nuk ka pse ta marrë personale dhe i drejton gishtin, Bruno acarohet akoma më shumë.

Atij i duket gjest i ulët, ndërsa Efi thotë se nuk ishte fare në këtë kontekst. Ajo shprehet se disa veprime të Brunos, ku i flet me arrogancë dhe autoritet e bëjnë të stepet në njohjen e tyre.

Dy konkurrentët kanë pasur disa takime në emision, ku kanë shfaqur kimine dhe afrimitetin mes tyre. Bruno guxoi në një natë të “Për’puthen Prime”, kur e mbushi studion me dekore për ta bërë situatën sa më romantike për të dhe më pas u shpreh se është i fokusuar vetëm te Efi në program.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA