
22/02 16:36
Gazetari Osman Stafa ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon nga ku prezantoi nismën e fundvitit “Po t’vjen një kartolinë”.
Bieta pranoi të shkruante një kartolinë, duke vendosur të bënte të lumtur një vajzë nga fshati i Shkodrës me anë të një dhurate.
Ndërkohë që ajo po shkruante kartolinën, të ftuarit e tjerë iu bashkuan nismës të emocionuar.
“Kroi dhe Joelle të urojnë Gëzuar Festat. Së bashku me ngrohtësinë e përqafimit të mamit dhe babit prano edhe përqafimin dhe dhuratën tonë”, shkruhej në kartolinën e Bietës.
Top Channel