Gjykata holandeze vendos kundër padisë për vrasje ndaj ministrit të mbrojtjes së Izraelit (fotot)

07/12/2021 20:22

Gjykata e apelit në Holandë ka vendosur sot se ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz nuk mund të gjykohet për vdekjen e gjashtë familjarëve nga një sulm ajror në Gaza ne 2014.

Gjykata tha se ministri izraelit i mbrojtjes ka imunitetet ndaj padisë së të mbijetuarit që humbi familjarët në sulm.

Ismail Ziada ka paditur ministrin për krime lufte pasi iu vrane nëna, tre vëllezër, një kunatë dhe një nip i vogël nga bomba e sulmit ajror në Gaza.

Por gjykata mbajti në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët në janar 2020 që tha se Holanda nuk ka jurisdiksion ndaj Gantz, asokohe ish-drejtues i forcave ajrore të Izraelit.

Prej vitit të kaluar Gantz është bërë ministër i mbrojtjes së vendit, ndërsa drejtonte ushtrinë në kohën e sulmit të rëndë ajror ndaj kampit të refugjatëve Burei në Gaza në 2014.

FOTO GALERI
1/5
Gjykata e apelit në Holandë ka vendosur sot se ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz nuk mund të gjykohet për vdekjen e gjashtë familjarëve nga një sulm ajror në Gaza ne 2014.

Top Channel