Dy mënyra të thjeshta për të reduktuar stresin e festave dhe shijuar kohën me të dashurit tuaj

07/12/2021 18:42

Mbledhja rreth një zjarri komod, pirja e një filxhani të ngrohtë me kakao dhe dëgjimi i këngëve tuaja të preferuara… Momente të veçanta si këto ju bëjnë të buzëqeshni, por për fat të keq, lumturia nuk është emocioni i vetëm që mund të ndjeni këtë periudhë të vitit.

“Pushimet mund të ngjallin shumë ankth, trishtim dhe frikë për gratë, veçanërisht pas një viti stresues”, thotë Kara Hoppe.

Për fat të mirë, ajo thotë se ekziston një mënyrë e thjeshtë për t’u çliruar nga ky cikël rraskapitës i stresit sezonal: kujdesi për veten. “Përkujdesja ndaj nevojave tuaja kërkon vetëm një moment dhe nuk e zhgënjen askënd”, premton Hoppe.

Presioni: Duhet t’i bëj të gjithë të lumtur
Marrja e këtij roli është shpesh një strategji mbijetese e zgjedhur në fëmijëri, thotë psikoterapistja Daniela Tempesta. “Por nëse u themi ‘po’ të tjerëve, shpesh përfundojmë duke i thënë ‘jo’ vetes”. Ndaj, merrni një pauzë për qetësi dhe shmangi ndjenjën e fajit kur nuk mund t’i përshtateni të gjithëve.

Presioni: Gjithçka duhet të jetë perfekte
Ju dhe familja juaj po ndizni dritat, por papritmas diçka ndodh dhe zbukurimet dështojnë. Të vegjlit ishin të etur për këtë moment dhe ju jeni të shqetësuar se mos i zhgënjeni. “Në vend që të rrihni veten, mbani mend se perfeksionizmi është një farsë”, thotë Tempesta. “Është një gjë që na fut në kurth në një cikël të pafund të vetëkritikës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA