Vrasja brutale nga turma e një burri nga Sri Lanka të akuzuar për blasfemi në Pakistan ka shkaktuar protesta e homazhe në të dyja vendet.
Liderët e Pakistanit dënuan dhunën e hakmarrjen jashtëgjyqësore.
48 vjeçari Priyantha Diyawadanage, drejtues fabrike në qytetin e Sialkot, u rrah për vdekje mbrëmjen e të premtes dhe më pas trupit të tij iu vu zjarri.
Rreth 100 njerëz janë arrestuar deri tani për ngjarjen, tha kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i cili e përshkroi incidnetin si “ditë turpi” për vendin e tij.
Ndërsa familja e viktimës në Sri Lanka tha për mediat se janë të dëshpëruar.
Bashkëshortja e tij, Nilushi Dissanayaka, i bënte thirrje qeverive të hetojnë për të bërë “drejtësi ndaj bashkëhsortit dhe dy fëmijëve të mi”.
“Unë mashë në internet sesi ai u sulmua… ishte kaq çnjerëzore,” tha ajo, duke mohuar pretendimet e blasfemisë.
“Refuzoj totalisht se burri im ka hequr posterat fetarë nga muret e fabrikës. Ai e njihte jetën në Pakistan. Ai e dinte se ishte në një vend musliman dhe kishte drejtur fabrikën prej 11 vjetësh.
Vrasja e rëndë ka shokuar kombin dhe ka nxitur ceremoni homazhesh.
Blasfemia përshkruhet si “fjalë ofenduese ndaj një feje apo një Zoti” dhe në Pakistan mund të marrë dënim me vdekje.
Ligjet e vendit ndalojnë ngacmimin një grumbullimeve fetare, hyrjen e paautorizuar në vendvarrime apo shpërfytyrimin e vendeve të lutjes.
Në vitin 1986, një klauzolë e veçantë është shtuar ne legjislacion e cila dënon me vdekje blasfeminë kundër profetit musliman Muhamed.
Top Channel