Drejtuesi i fabrikës linçohet për vdekje nga turma pas akuzave të blasfemisë në Pakistan (fotot)

04/12/2021 17:49

Një turmë njerëzish në Pakistan kanë torturuar, vrarë, e më pas djegur trupin e një burri nga Sri Lanka që u akuzua për blasfemi.

Priyantha Diyawadana, me kombësi nga Sri Lanka, drejtor i një uzinë të kompanisë inxhinierike vendase ‘Rajco’ në Sialkot, në rajonin Punjab, u sulmua për vdekje nga turma e zemëruar të premten.

Në pamjet e tmerrshme të shpërndara të rrjetet sociale, Diyawadana shihet që përplaset përtokë teksa qindra njerëz i grisin rrobat, dhe e godasin dhunshëm. Burri ishte torturuar deri në vdekje dhe më pas trupit të tij iu vu zjarri. Dhjetra njerëz më pas bënin foto me trupin e të vdekurit.

Incidenti i rëndë kishte nisur kur nisën të qarkullojnë zhurmat se Diyawadana, i cili drejtonte fabrikën prej shtatë vitesh, kishte hequr nga muri një poster me vargje nga libri i shenjtë musliman Kurani.

Në mëngjes, turma ishte grumbulluar para portave të fabrikës dhe deri në mesditë ata mësynë brenda dhe morën peng Diyawadana.

Komisioneri vendas i policisë Mohammed Murtaza tha: “Drejtuesi mund të ketë dhunuar postera me vargjet e Kuranit ose me emrin e profetit Muhamed, ai mund të jetë linçuar për këtë, por në fabrikë ka pasur rinovime dhe postera janë zëvendësuar”.

Ai shtoi: “Për fat të keq për momentin as nuk mund të mohojmë as nuk konfirmojmë asgjë. Alibia është vrasje për blasfemi por mund të jetë edhe e shënjestruar ose inskenuar personalisht për viktimën”.

Murtaza tha se të paktën 50 njerëz janë arrestuar dhe të tjerë do të arrestohen teksa policia analizon pamjet nga skena e ngjarjes makabre.

Pakistani është një shtet islamik dhe njihet për ligjet drakoniane kundër blasfemisë, në të cilat përfshihet dhe dënimi me vdekje.

Por shpeshherë me to ka pasur abuzime ose janë përdorur kundër minoriteteve, duke ndërmarrë veprime para vendimeve të gjykatës.

Kultura e frikës nga blasfemia bën që gjykatësit të mos pranojnë të japin vendime të tjera për të akuzuarit, përveçse atyre ‘të fajshme’.

Kryeministri i vendit Imran Khan, dënoi dhunën në Sialkot. “Ky sulm i rëndë në Sialkot dhe vrasja e një drejtuesëi nga Sri Lanka është një turp për Pakistanin. Unë po kujdesem që në hetime të mos ketë gabime dhe përgjegjësit të dënohen me të gjithë forcën e ligjit”, tha ai.

Top Channel