17/11 19:08
Efi tërhoqi menjëherë vëmendjen e djemve dhe publikut me pamjen e saj, kur u bë pjesë e “Për’puthen”.
Ajo shfaqet gjithnjë elegante dhe e kuruar në program dhe gjatë takimeve. Por në një bisedë me Albin, Efi rrëfeu se kur ka qenë e vogël dukej si çun: “Më vishte babi gjithmonë si djal. Flokët i kisha më të shkurtra se tuat. Edhe sjelljen e kisha ashtu”.
Në studio, produksioni shfaqi një foto të konkurrentes kur ka qenë e vogël, ndërsa Efi tha se dhe tani, në përditshmërinë e saj nuk i pëlqen aspak të vishet me taka apo të bëjë make up. “Vishem me hoddie, dua të jem sa më rehat”, tha ajo.
Top Channel