Plazhistë dhe Ushtarë! Garda Kombëtare e Meksikës zbarkon në rezortet e luksit për të mbrojtur turistët nga kartelet (fotot)

06/12/2021 15:51

Gjurmë çizmesh ushtarake shiheshin pranë guaskave të plazheve të famshme të Cancún teksa Garda Kombëtare e Meksikës kishte zbarkuar në breg të oqeanit për të mbrojtur turistët nga dhuna e karteleve të drogës, pas sulmeve të fundit.

Një batalion prej 1,500 ushtarësh kishin zbritur në fundjavë në rezortin  Quintana Roo, në Solidaridad, Puerto Morelos e Tulum duke patrulluar rrugët e plazhet.

Pamjet surreale vinin nga bregdeti dhe hotelet ekskuzive pas sulmeve të bandave javët e fundit ku të paktën dy turistë kanë humbur jetën.

Fotot e pazakonta tregonin plazhistët thuajse të zhveshur përkrah ushtarëve të armatosur me uniforma të rënda.

Batalioni i posaçëm i sigurisë së turistëve është krijuar nga presidenti Andrés Manuel López Obrador më 17 nëntor pas ngjarjeve që kanë njollosur imazhin e rajonit, mes të cilave dhe vrasja e dy turisteve femra, një prej të cilave nga Kalifornia në SHBA.

“Është ende pak dhe vonë”, tha Robert Almonte, eksperti i krimit ndërkombëtar, në një intervistë me britaniken DailyMail.com.

Muajin që kaloi një grup prej rreth 15 vrasësish me pagesë vranë një trafikant të njohur drogash në plazhin pranë Hyatt Ziva Riviera në Cancún. Sulmi në mes të dritës bëri që turistët të vraponin për të shpëtuar kokën e të strehoheshin në hotele të tjera, para se vrasësit të largoheshin me barka të shpejta.

Ndërsa më 20 tetor një përplasje me armë mes dy bandave rivale la të vdekur një 25-vjeçar indian që banonte në Kaliforni, si dhe 35 vjeçaren gjermane Jennifer Henzold, në një bar bregdetar në Tulum. Dy gjermanë dhe një grua nga Hollanda gjithashtu u plagosën.

Benito Juárez, kryebashkiak i Mara Lezama mirëpriti dislokimin e ushtarëve në Cancún dhe qytezat fqinje.

“Është një ditë historike për sigurinë dhe parandalimin e krimit”, tha ai për mediat vendase.

FOTO GALERI
2/11
Gjurmë çizmesh ushtarake shiheshin pranë guaskave të plazheve të famshme të Cancún

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA