Patinatorja profesioniste 18-vjeçare vdes në aksidentin horror bashkë me të dashurin në Itali (fotot)

06/12/2021 16:25

Një patinatore e re e talentuar ka humbur jetën bashkë me të dashurin e saj në një aksident të tmerrshëm automobilistik të dielën në San Marino.

18 vjeçarja Elly Mattiuzzo, po drejtonte automjetin nga Borgo Maggiore drejt Castello di Murata në San Marino së bashku me 18 vjeçarin Daniele Volanti, kur tragjikisht makina e tyre tip Fiat 500 doli në korsinë e drejtimit të kundërt.

Ende nuk dihet sesi çifti i ri humbën kontrollin e mjetit, por makina e tyre Fiat besohet se goditi barrierat anësore para se një makinë në drejtim të kundër e goditi me të gjithë forcën.

Fiat 500 e shkatërruar nga përplasja, më pas u godit për herë të dytë nga një tjetër automjet.

Shërbimet e emergjencës që erdhën në vendngjarje thanë se çifti i ri ishin vrarë në moment.

Mattiuzzo njihej si një nga patinatoret më të talentuara të vendit dhe kishte konkurruar në kampionatin e të rinjve 2019 në Zvicër.

Ajo jetonte në Riccione, pranë San Marino dhe më pas ishte vendosur në Milano me familjen për të ndjekur karrierën e patinazhit.

Mattiuzzo nisi të performonte patinazhin e sinkronizuar në grup dhe ishte nga anëtaret drejtuese.

Policia italiane po kryejnë rindërtim të aksidentit në rrugën Sottomontana, e cila njihej edhe më parë si pikë e disa aksidenteve të rënda.

Dy të rinjtë besohet se kishin kaluar në anënë e kundërt të rrugës dhe makina e tyre Fiat 500 u përplas me barrierat anësore para se të goditej rëndë nga ay automjete të tjera.

Mjeti Fiat u godit nga një Volkswagen Golf e drejtuar nga një 19-vjeçar nga San Marino, dhe më pas nga një BMW.

Shoferii automjetit VW Golf pësoi plagë të lehta ndërsa ai i makinës BMW nuk pësoi lëndime.

FOTO GALERI
1/3
18 vjeçarja Elly Mattiuzzo ka humbur jetën bashkë me të dashurin e saj në një aksident të tmerrshëm automobilistik të dielën

Top Channel