Partia gjermane E Gjelbër ka prezantuar sot rezultatet e konsultimeve me anëtarët duke thënë se 86% mbështetën koalicioinin me Demoratët e Lirë (FDP) dhe SDP.
Parlamenti i vendit pritet të zgjedhë Olaf Scholz si kancelar të ardhshëm, duke i dhënë fund 16 vjet qeverisjes së djathtë të Angela Merkel.
Ruajtja e koalicionit tre-palësh do të jetë një detyrë delikate prej lidhjeve të forta me biznesit të FDP, parimeve të barazisë sociale të SPD dhe kërkesave për qëndruehsmëri mjedisore të Të Gjelbërve.
Olaf Scholz pritet të zgjidhet të mërkurën kancelar.
Ai udhëhoqi Social Demokratët e majtë në një fitore historike kundër bllokut koservator CDU-CSU të Merkel në zgjedhjet e shtatorit.
Ai gjithashtu arriti të krijojë koalicionin me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë në një kohë shumë më të shkurtër nga sa pritej.
“Dua që të jetë si një fillim i ri,” tha Scholz për mediat duke iu referuar nxitjes së tij për “modernizim industrial dhe përpjekje kundër ndryshimeve klimatike”.
Ai prezantoi kabinetin e balancuar nga raporti gjinor, me gra në poste të rëndësishme.
Qendra e majtë kthehet në pushtet në ekonominë më të madhe të Evropës me qëllim të ruajë balancat pas Brexit dhe para zgjedhjeve te rendesishme presidenciale në Francë në 2022.
Top Channel