Në botëror me 5 peshëngritës/ Ekipi shqiptar ndodhet në Uzbekistan me shumë pretendime

06/12/2021 15:25

Nga data 7 dhjetor në Tashken të Uzbekistanit do të zhvillohet kampionati Botëror i peshëngritjes ku vendi ynë do të përfaqësohet me 5 peshëngritës, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Krenar Shoraj dhe EvangjeliVeli.

Në prag të nisjes së tyre për këtë sfidë të radhës atmosfera në kombëtaren tonë duket optimiste.

Zef Kovaci: Ne edhe kur jemi kthyer me medaljen nuk e kemi premtuar më përpara, megjithatë, gjendja e çunave është shumë e mirë, shpresojmë shumë që te arrijmë atë që kemi dhënë në palestër.

Erkand Qerimaj: Do të garojnë peshën 73 kg, gjendja ka qenë shumë e mirë pasi kam realizuar kile që nuk i kam arritur më parë. Forma është shumë e mirë dhe do të luftojmë deri në fund për të ngritur flamurin tonë.

Me të njëjtat pritshmëri, madje edhe më i sigurtë për medaljen duket peshëngritësit tjetër për të cilin pritshmëritë janë maksimale, Briken Calja.

Briken Calja: Objektivi im mbetet i pa lëkundur, synojmë daljen padyshim, por për ngjyrën do të më duhet të presim garën.

Gerald Toska: Pas olimpiadës ne kemi filluar direkt stërvitjen duke mos e shkëputur. Jemi pretendent për zonën e medaljes por cdo gjë do t’ja lëm garës.

Po cilat janë pritshmëritë e këtij delegacioni në tërësi?

Elez Gjoza: Në të gjitha garat e kontrollit sportistët kanë treguar dhe kanë marrë shumë rezultate të larta që duke I krahasuar me rezultatet e listës paraprake të publikuar, sportistët tanë janë në top 3-shen. Pra ne na duhet pak fat pasi I kemi korrigjuar të gjitha gabimet që ne na ndëshkuan në Tokio.

Top Channel