Burri mban grushtin ngritur prej 45 vjetësh, vijon dedikimin ndaj fesë dhe paqes fotot)

06/12/2021 16:57

Në një tentativë ekstreme për të bërë bashkë njerëzimin, Amar Bharati ka ecur prej dekadash të tëra me krahun e tij të ngritur, aq sa gjymtyra tashmë është atrofizuar.

Sipas raportimeve ai mban krahun e tij të ngritur prej 45 vjet dhe nuk ka ndërmend ta ulë prej dedikimit ndaj fesë së tij.

Amar Bharati ka habitur shumë teksa është fotografuar me dorën grusht të ngritur lart që prej viteve 1970-të.

Ai ka qenë më parë i martuar me tre fëmijë dhe punonte në një bankë, por në 1973 ai vendosi të hiqte dorë nga jeta e tij modeste në emër të paqes botërore.

Burri ia dedikoi veten zotit Hindu të quajtur Shiva, dhe për të dëshmuar devotshmërinë ndaj tij vendosi ta pozicionojë krahun e tij përgjithmonë të ngritur.

“Unë nuk kërkoj shumë. Po përse luftojmë mes nesh, përse ka kaq shumë urrejtje dhe armiqësi mes nesh? Unë dua që të gjithë indianët të jetojnë në paqe”, ka thënë ai më parë në një intervistë.

“Dua që e gjithë bota të jetojë në paqe.”

Bharati raportohet se dy vitet e para të sipërmarrjes së tij kishin shumë dhimbje, por më vonë u bë më e lehtë pasi ai nisi të humbiste ndjesitë te krahu, raporton rrjeti Lad Bible.

Prej mbajtjes së krahut në të njëjtin pozicion prej dekadash, tani i duhet shumë kohë ta ulë atë pranë belit, prej mungesës së qarkullimit të gjakut.

Disa komentues në rrjetin Quora besonin se kjo ishte diçka e pamundur, ndërsa të tjerë shpreheshin se pozicioni ishte shpirtërisht i sikletshëm për burrin.

Një person shkruante: “Kjo duhet t’i shkaktojë shumë dhimbje për zotin Bharati, jo vetëm fizikisht por dhe shpërtërisht, pasi ai beson se përshëndetja e tij e përhershme promovon paqen botërore”.

“Megjithse struktura kockore është e paprekur, krahu i tij besoj se thyhet lehtë në pikat e kyçeve prej tharjes së ligamenteve”.

FOTO GALERI
1/5
Në një tentativë ekstreme për të bërë bashkë njerëzimin, Amar Bharati ka ecur prej dekadash të tëra me krahun e tij të ngritur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA