Rezidentët vrapojnë prej resë masive të hirit të vullkanit në shpërthim (VIDEO)

04/12/2021 16:53

Një vullkan që ka shpërthyer sot në ishullin indonezian të Java, raportohet se ka errësuar diellin prej resë masive të hirit të lëshuar, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin njerëzit që jetojnë në rrëzë të vullkanit  Semeru, tevraponin në frikë teksa tymi i zi binte nga mali  3,676-metër i lartë.

Në pamjet e publikuara dëgjoheshin banorët që thërrisnin “Allahu Akbar” (Zoti është më i Madhi) para pamjeve apokaliptike të nxjerrjes së tymit.

Reja e hirit raportohej se ngrihej 15,000 metra lart në ajër, duke shkaktuar paralajmërime për linjat ajrore që kalojnë në afërsi.

Mediat vendase thonin se në zonën e shpërthimit hiri kishte bllokuar dritën e diellit.

Nuk kishte raportime për të lënduar apo viktima prej aktivitetit vullkanik por grupet e shpëtimit ishin nisur drejt njerëzve që kishin nevojë për ndihmë.


Semeru është një vullkan aktiv në lindje të provincës Java.

Ai ka regjistruar më shumë se 50 shpërthime prej vitit 1818, më i fundit në janar të ketij viti.

Indonezia ndodhet në pjesën e njohur si “Unaza e zjarrit”, që është harku i pllakave tektonike të oqeanit Paqësor. Arqipelagu ka një popullsi prej 270 milionë njerëzish.

FOTO GALERI
2/3
Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin njerëzit që jetojnë në rrëzë të vullkanit Semeru, te vraponin në frikë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA