Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar një bisede telefonike me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ku kanë diskutuar për përkushtimin e Kosovës për dialogun parimor me Serbinë që çon drejt një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Biseda u përqendrua rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon. Kryeministri Kurti tha se integrimi i plotë i Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe NATO është përcaktues për garantimin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës. Z. Escobar në anën tjetër tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja recipropoke. Ndërkaq, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar u shpreh se ShBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar.

Biseda u përqendrua rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon. Kryeministri Kurti tha se integrimi i plotë i Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe NATO është përcaktues për garantimin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës. Z. Escobar në anën tjetër tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja recipropoke. Ndërkaq, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar u shpreh se ShBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA