Në mesin e shqetësimeve mbi një hov të ri pandemic, Greqia ka ndryshuar sërish rregullat e hyrjes në territorin e saj.
Autoritetet greke kanë marrë masa të reja që synojnë frenimin e përhapjës së Covid 19, e nga sa shpjegon në një njoftim të saj Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vendi fqinj ka vendosur t`i ndalojë përkohësisht kalimin të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore. Kjo mase e re e vendosur nga qeveria greke nuk i prek aspak shetasit nga Shqiperia, por vetem te huajt qe perdorin Shqiperine per te hyre ne Greqi.
Në njoftim thuhet se të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në territorin grek, duhet të plotësojnë një formular elektronik me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes në Republikën e Greqisë. Të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi për COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi, të lëshuar nga një autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e shtetit, apo të kenë rezultatin e një testi laboratorik PCR për COVID-19, ose të një testi të shpejtë.
Testet duhet të jenë kryer e pakta shtatëdhjetë e dy (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi për testim laboratorik me PCR dhe brenda dyzet e tetë orëve, testi i shpejtë. Certifikata e diagnozës mund të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, e të përfshijë emrin e personit siç tregohet në pasaportë.
Top Channel